Petkoviq: Ata që janë vatra të krimit duan të kriminalizojnë serbët në veri

Petkoviq: Ata që janë vatra të krimit duan të kriminalizojnë serbët në veri

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se në punë është një fushatë e sinkronizuar kundër serbëve dhe Beogradin

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se Kurti me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën janë vatër e krimit të cilet duan të kriminalizojnë serbët në veri.

“Në punë është një fushatë e sinkronizuar kundër serbëve: Një që sulmon me armë dhe i kërkon luftë, sulmon dhe akuzon serbët dhe Beogradin Albin Kurti. Ata që janë një vatër krimi duan të kriminalizojnë serbët në veri, Xhelal Sveçla”, shkroi Petkoviq.

Ndërsa duke përmendur ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, Petkoviq tha se ata po që rrëzuan manastiret tani duan t’i mbajnë të sigurtë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Kurti ka thënë se Kosova është e përgatitur kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi tensionet me pakicat serbe në Kosovë mund të rezultojnë në një konflikt të ri të armatosur.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Në një intervistë për Reuters, Kurti tha se ata janë vigjilent por jo edhe të frikësua.

“Ne nuk duhet të përjashtojmë se këto politika agresive të Beogradit mund të kthehen gjithashtu në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën. Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose më pas, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtojmë mundësinë e tensioneve në rritje dhe konflikteve të reja.”

Sipas Reuters, partitë opozitare në Kosovë e kanë akuzuar Kurtin për frikësimin e investitorëve duke folur haptazi për një konflikt të ri të mundshëm me Beogradin.

Lexo edhe:
Sveçla thotë se në veri janë të përfshirë në krim shqiptarët, serbët dhe boshnjakët

“Veriu i Kosovës ishte “El Dorado” për kriminelët gjatë 20 vjetëve të kaluara, që janë bërë multimilionerë nga shtresa e varfër e popullsisë.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla derisa ishte duke folur për tensionet e 31 korrikut në veri të Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla tha se në veri, në krim janë të përfshirë, serbët, shqiptarët dhe boshnjakët.

“Ajo zonë ishte si “El Dorado” për kriminelët. Disa kriminelë janë bërë multimilionerë nga shtresa e varfër, falë veprimtarisë kriminale që tolerohet në atë zonë prej më shumë se 20 vitesh. Kam marrë qindra, ankesa nga qytetarët atje, të cilët ishin nën presionin e grupeve kriminale. Nuk është se grupet kriminale duan vetëm të pasurohen, por sjelljet e tyre banditeske janë pengesë për jetën normale atje. Prandaj, imperativi ynë është vendosja e ligjshmërisë atje” – tha Sveçla.

Ai theksoi se serbët kanë edhe mbështetje politike për aktivitetet e tyre kriminale, duke përmendur kështu lidhjet e forta mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe nënkryetarit të Listes Serbe, Milan Radojçiq./Insajderi.com