Qeveria e Kosovës ka shkarkuar nga detyra në Bordin e drejtorëve në ndërmarrjen publike “Infrakos”, Afrim Mehmetajn, Selatin Retkocerin dhe Ilir Zhitinë.
Përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosovës thuhet se arsyeja e shkarkimit të personave të lartcekur ka qenë për shkak se Bordi i ndërmarrjes ka ngecur në realizimin e objektivave afariste dhe Bordi ka bërë shkelje e të drejtave fiduciare.
“Bordi i Ndërmarrjes “Infrakos”, Sh. A, ka ngecur në realizimin e objektivave afariste. Meqenëse për këtë ngecje nuk ka shkaqe objektive që mund të merren parasysh, Qeveria konsideron se Bordi i Drejtorëve është duke bërë shkelje të drejtave fiduciare duke mos adresuar me efikasitetin e duhur morinë e problemeve me të cilat kjo ndërmarrje ballafaqohet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryesues i bordit është Dukagjin Kastrati, kurse Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi janë anëtarë të këtij bordi.
Në e-mailin njoftues të siguruar nga Shqip.com, thuhet se vendimi i Fejzës është për shkak të mospërputhjes së qëndrimeve me Bordin e drejtorëve të INFRAKOS-it.
“Vendimi im është i parevokueshëm, për shkak të qasjes së ndryshme që kam me bordin e drejtorëve ndaj sfidave që presin INFRAKOS-in”, shkruhet në e-mailin njoftues.
Për Shqip.com, ka folur edhe Fejza e cila e ka konfirmuar dorëheqjen, por për detaje konkrete nuk ka pranuar të flas./Shqip.com