Lirohen nga akuza Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi

Lirohen nga akuza Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për korrupsion në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën në Departamentin Special të kësaj gjykate nga kryetar i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

Ndërkaq, palët e dëmtuara Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Qeveria e Kosovës u udhëzuan ne Kontest Civil, raporton Betimi për Drejtësi.

Shqyrtimi kryesor në këtë rast ka filluar më 1 korrik 2021, gjatë së cilës seancë të akuzuarit janë deklaruar përsëri të pafajshëm për akuzat.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në mars të këtij viti ua kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës, katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe të akuzuarve Fllanza Hoxha, Arben Gjuka. /Insajderi.com