Partitë politike në Shqipëri duket se janë me shumicë ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) numri i tyre ishte të paktën 132.
Kjo është shifra e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Raporti vjetor i vitit 2022 i KQZ-së që ka në fokus ndër të tjera edhe procesin e vlerësimit të pasqyrave financiare të partive politike të regjistruara dhe auditimin tregon se për shumicën e partive procesi ka rezultuar pa sukses për shkak të mungesës së adresave të sakta.
Nga 132 (njëqind e tridhjetë e dy) parti politike të cilave ju dërgua njoftimi, 37 (tridhjetë e shtatë) parti politike e kanë marrë njoftimin ndërkohë që për 95 (nëntëdhjetë e pesë) parti politike është kthyer zarfi për shkak të adresës së pasaktë” thuhet në raport.
Duke u ndalur me në detaj sa i takon auditimit KQZ raporton se me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, u caktuar 4 (katër) ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2021 nga 132 parti politike. /Insajderi.com