Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë celsius.
IHK thekson se shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.
Sipas Institutit, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë edhe deri në 40 gradë celsius.
IHK thekson se meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj.
Po ashtu, rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë.