Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet e analizave të Naser Makollit

Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet e analizave të Naser Makollit

Ministria e Shëndetësisë thotë se dje pasdite ka pranuar nga IKSHPK rezultatet e analizave mikrobiologjike në rastin e vdekjes së Naser Makollit në burgun e Lipjanit.

Nga këto analiza sipas MSH-së përkatësisht Departamentit të Shëndetësisë në burgje, rezulton se nuk janë gjetur vezë-ciste të parazitëve në feces.

“Pra, bazuar në këtë, përjashtohet prezenca e këtyre parazitëve, por assesi kjo nuk do te thotë se pacienti nuk ka mundur të ketë entercolit bakterial, viral, alergjik apo të ndonjë natyre tjetër”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Naser Makolli, ka vdekur nw Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ai ishte edhe dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Naser Makolli, po mbahej në paraburgim si i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Sopijë e Suharekës./Insajderi.com