Komuna e Ferizajt rikthen në punë zyrtarin e dënuar për marrje të ryshfetit

Komuna e Ferizajt rikthen në punë zyrtarin e dënuar për marrje të ryshfetit

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, përmes një kumtese për medie ka thënë se i shqetësuar me skandalin nga komuna e Ferizajt me të cilën ky institucion ka rikthyer në punë zyrtarin e akuzuar për marrje të mitos – ryshfetit.

Sipas kumtesës, AVONET, ka monitoruar rastin dhe ka kërkuar qasje në dokumentet publike tek institucione, duke marr aktgjykimet më të cilën janë shpallur nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Zyrtari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt me datën 8.05.2015 me PKR. Nr 238/2014 ishte shpallur fajtor z. Muhamrt Kalanicen nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me këtë rast ka kryer vepër penal marrje e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, të cilit Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 muaj, i cili dënim konform nenit 38 par.3 të KPK-së i zëvendësohet me dënim me gjobë, në lartësi prej 1,000.00 euro.

Kjo drejtori në vitin 2015, zyrtarin e lartpërmendur kishte vlerësuar performancën e tij me notë 4.6 që do të thotë me notë të shkëlqyeshëm poashtu edhe në vitin që shoqëria civile kishte ngritur shqetësimin se ky zyrtarë është keqpërdor detyre zyrtare, eprorët e tij e kishin notuar me notë prej 4.1 të përformancës së tij.

Me datën 19.01.2017, rreth orës 19.00 z. Muhamet Kalanica, me pozitë mbikëqyrës i pylltarin në rajonin e fshatit Jezercë në mënyrë të drejtpërdrejt kishte marr ryshfet ku dhe Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe organet e drejtësisë kishin dhënë paraburgim.

Gjykata Themelore e Ferizajt në aktgjykimin me datë 27.02.2017 me PKR. nr. 22/17, ka shpallur fajtor z. Muhamet Kalanicen me dënim burgu në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe më dënim me gjobë prej 400 euro, me vepër penale marrja e ryshfetit nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.

Në fund AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa që ta shfuqizojë vendimin e komisionit disiplinor dhe të merr masa në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës