Pamje nga sulmi në Stokholm [video]

Pamje nga sulmi në Stokholm [video]

Në internet kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e para, të një kamioni që ishte futur në masën e njerëzve në qendër të kryeqytetit suedez të cilët filloi t’i shtyp.

Sipas informatave fillestare, raportohet për shtatë persona të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar.

Kryeministri i Suedisë, ka folur menjëherë për këtë sulm të cilin e ka cilësuar si sulm terroristë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, derisa qendra e Stokholmit është bllokuar për qarkullim.

Deri më tani nuk dihet se kush e ka kryer sulmin.

Në pamje shihen qytetar të shumë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.