Shifrat milionëshe të importit rus në Kosovë

Shifrat milionëshe të importit rus në Kosovë

Kosova vazhdon edhe më tutje të importoj mallra të shumtë nga vendet e huaja.

Kosova vetëm në dy vitet e fundit i ka dhuruar 22.3 milionë euro Rusisë për importimin e mallrave në Kosovë.

Megjithë këtë Banka Qendrore e Kosovës për sektorin e jashtëm sipas shteteve, të hyrat financiare nga Rusia në Kosovë, sipas zyrtarëve të kësaj banke, janë shumë të vogla.

“Të dhënat për Rusinë në databazën tonë, janë kryesisht import i mallit. Importet e mallrave nga Rusia në 2015 ishin 9.9 milionë euro, ndërsa në 2016 ishin 12.4 milionë euro. Nuk kemi të bëjmë me investime. Pra, bëhet fjalë për import të mallrave nga Rusia”, thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës për REL.

Ndërkohë që njohësit e zhvillimeve ekonomike në vend e kanë vlerësuar minor ndikimin rus në ekonominë e Kosovës, përveç në komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.

Kjo pjesë e Kosovës, sipas tyre, mbetet me interes për politikën ruse. Influencën ruse, ata e shohin të kalojë nëpërmjet Serbisë drejt veriut të Kosovës, duke bartur potencial destabilizues për të ardhmen./Insajderi.com