Amerikani Charles Smith është i vetmi gjykatës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të jetë pjesë e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Në 19 shkurt, Smith, ish-gjykatës në Gjykatën e Iowas në Missouri të SHBA-ve, ishte përzgjedhur në mesin e 19 gjyqtarëve ndërkombëtar për Gjykatën Speciale nga EULEX-i.
Ai me gjasë nuk do të kthehet në Hagë deri në fund të vitit përderisa ai parashikon që do të marrë po aq kohë deri sa të paraqitet padia nga prokurori.
Smith supozon që do të zgjasë së paku katër vjet që Gjykata Speciale e Kosovës të mbarojë punën e saj.
“Jam i nderuar,” tha Smith për përzgjedhjen e tij për të shërbyer në Gjykatën Speciale të Kosovës, në një intervistë me mediumin “Nonpareilonline”.
“Edhe pse pretendimet për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit mund të jenë shqetësuese, jam duke shikuar para për të qenë pjesë e procesit të marrjes së vendimit në këto çështje të rëndësishme”, u shpreh ai.
Gjykatësi nga Iowa ka shërbyer edhe më parë në Kosovë, njofton Insajderi.
Në vitin 2010, Smith ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku ai kryesoi shumë sprova të veprave penale, duke përfshirë ato me vrasje, përdhunim dhe trafik të drogës dhe krimeve të luftës.
Gjatë 10 muajve të tij në Mitrovica, ai dëgjoi 25 raste të rënda, raporton mediumi amerikan “Nonpareilonline”.
Smith ishte gjithashtu anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës në mënyrë periodike në mes të viteve 2011 dhe 2013. Ai po ashtu ka shërbyer si këshilltar i veçantë i grupeve të punës në negociatat e Bruksel mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com