BE dënon deklaratat e zyrtarëve të AAK-së: Po nxisni urrejtje kundër minoriteteve

BE dënon deklaratat e zyrtarëve të AAK-së: Po nxisni urrejtje kundër minoriteteve

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj dhe Rasim Selmanaj për “mundësinë e luftës” në rast të ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi.

BE-ja, përmes zyrës së saj në Kosovë, ka dënuar deklaratat që “kërcenojnë komunitetet” në Kosovë, raporton Insajderi.

“BE dënon deklaratat që kërcënojnë komunitetet dhe Kosovën multi-ektnike. Këto nxisin urrejtje ndaj komuniteteve të minoritetit dhe pengojnë pajtimin dhe dialogun”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian në Tëitter.

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë të premten se “në Kosovë mund të ketë luftë” në rast se ish-kryeministri i Kosovës ekstradohet në Serbi”. Haradinaj ka marrë mbështetje edhe nga kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj.

Ramush Haradinaj po gjykohet në Francë rreth disa aktakuzae të lëshuara nga Serbia. Ai u arrestua më 4 janar në Mulhouse të Francës. /Insajderi.com