Enveristët kosovar ndahen në dy grupe shkaku i mos festimit të ditëlindjes së diktatorit

Enveristët kosovar ndahen në dy grupe shkaku i mos festimit të ditëlindjes së diktatorit

Enveristët kosovarë tashmë kanë dy grupe. I pari quhet Fronti Popullor që deri tash ishte i vetmi organizim për të nderuar Enver Hoxhën, ndërsa i dyti quhet Lëvizja Popullore.

E arsyeja pse enveristët janë ndarë sipas Frontit Popullor ka të bëjë me faktin se drejtuesit e grupit të ri enversit nuk janë lajmëruar për ta festuar ditëlindjen e diktatorit shqiptar.

“Ata kurrë nuk janë lajmëruar në telefon kur i kemi thirrur ta festojmë ditëlindjen e Enver Hoxhës”, tha për Klan Kosovën, një përfaqësues i Frontit Popullor.

Ndërsa nga Lëvizja Popullore thanë se ndarja ka ardhur për shkak të ndasive në organizim.

Megjithatë të dyja grupet kanë ide të njëjta për nderimin e Hoxhës, të cilin e kujtuar në 33 vjetorin e vdekjes.

Fronti që ka bazën në Ferizaj propozoi emërimin e një bulevardi me emrin e Enver Hoxhës ndërsa Lëvizja në Prishtinë ka ide që të nderohet me një shtatore./Insajderi.com