Ish-polici i UNMIK-ut pranon dështimin e tyre në zbardhjen e vrasjeve

Ish-polici i UNMIK-ut pranon dështimin e tyre në zbardhjen e vrasjeve

Doug Beattie tash në pension si ushtarak por është një politikan me rëndësi në Irlandë, sidomos tash që atje është hapur një debat mbi hetimin e krimeve të bëra në Irlandën e Veriut, një vend problematik në Evropë.

Duke folur në Asamblenë e Irlandës, Beattie ka refuzuar implementimin e një task force ndërkombëtare për të hetuar vrasjet e kryera gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut.

Por teksa e bërë të qartë këtë refuzim duke thënë se Irlanda ka mjaft kapacitete që të hetojë këto krime, ka treguar një të vërtetë nga puna e tij si polic në Kosovë.

Ai ka folur në Asamble duke treguar se në vitin 1999 ka punuar në Kosovë si polic i UNMIK-ut.

“Ne kemi pasur për detyrë të zbardhim vrasjet e kryera gjatë luftës dhe disa akte të tjera kriminale por që nuk kemi mundur t’i zgjedhim gati asnjë sepse nuk ka pasur një angazhim vendor që do të qonte përpara këto cështje”, ka thënë Beattie, raporton “newsletter.co.uk”

Ai ka vazhduar që të flas për Task Forcën për Hetime në Irlandën e Veriut duke insistuar që të mos përsëritet rasti i Kosovës.

“Në Irlandën e Veriut, për dallim prej Kosovës, ne kemi një forcë efektive dhe profesionale që mund të zgjidh mbi 400 raste të vrasjeve dhe nuk kemi nevojë që të angazhojmë një forcë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Për këtë arsye, Beattie ka thënë se angazhimi i një force ndërkombëtare do të zvarriste hetimet dhe nuk do të sillte diçka të hairit në këtë proces.

UNMIK-u në Kosovë u bë i gjallë këto ditë kur reagoj ndaj deklaratës së deputetit Daut Haradinaj për mundësinë e eskalimit të situatës në rast të ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi.

Të mërkurën shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovës, Zahir Tanin, tha se Administrata e Kombeve të Bashkuara do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa këtë e kërkon Këshilli i Sigurimit.

Ai ka zhvilluar sot një takim me Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës ku ka thënë se ka diskutuar me deputetët për disa çështje që mund të jenë me rëndësi të dyanshme.

“Ne ishim dhe jemi këtu që të punojmë dhe të shohim se si mund të kontribuojmë së bashku për paqen e stabilitetin në Kosovë, pra bashkë me KFOR-in, BE-në, EULEX-in, OSBE-në dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Tanin./Insajderi.com