Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndihet krenar për përfshirjen e serbëve nga Mitrovica e Veriut në Qeverinë e Kosovës dhe në institucionet e tjera të Kosovës.
Mustafa duke folur në konferencë për media së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel e ka cilësuar dialogun Kosovë- Serbi si pozitiv me theks të posaçëm në përfshirjen e serbëve nga Mitrovica e Veriut.
“Rezultatet e dialogut kanë dhënë rezultate pozitive në shtensionim e situatës, sidomos në përfshirjen e serbëve të Mitrovicës veriore në kuvend dhe në Qeveri të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Mu tutje Mustafa, ka folur edhe për formimi e asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili sipas tij shumë shpejt pritët të formohet pas kthimit të Listës Serbe në Kuvend.
Lista Serbe kishte bojkotuar Institucionet e Kosovës, që nga 10 tetori i vitit të kaluar kur ishte votuar Ligji për Trepçën duke u kthyer pas afër gjashtë muajve me 23 mars të këtij viti.
Lista Serbe është kundërshtuesja e vetme e krijimin të Ushtrisë së Kosovës e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi muaj më parë.
Thaçi kishte dorëzuar projektligjin tek kryetari i Kuvendit duke kërkuar që Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve të kushtetuese, pasi siç kishte thënë ai Lista Serbe kishte kundërshtuar kategorikisht krijimin e saj disa herë dhe se Kosova nuk mund të pres vullnetin e Serbisë për krijimin e ushtrisë, pasi Lista Serbe, po dirigjohet nga Serbia.
Vërejte për Listën Serbe pati edhe vetë Mustafa i cili disa herë përsëriti se Lista Serbe dirigjohet nga Serbia dhe si e tillë po pamundëson krijimin e ushtrisë./Insajderi.com