Thaçi: Sulmi në Turqi më tmerroi

Thaçi: Sulmi në Turqi më tmerroi

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin në Turqi, duke thënë se populli i Kosovës është bashkë me Turqinë në këto çaste të vështira.

“Sulmi në Turqi më tmerroi dhe na përkujtoi edhe një herë sa fragjile është paqja dhe sa shumë duhet punuar të luftohet terrorizmi. Jemi bashkë me popullin turk në këto çaste”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës të shtunën në mëngjes në Stamboll, pesë persona humbën jetën kurse dhjetëra të tjerë u lënduan.

Turqia është përballur edhe me dy sulme të tjera terroriste në javët e fundit.

Më herët gjatë ditës, edhe kryeministri Isa Mustafa ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit./Insajderi.com