Një 17-vjeçar vdes në një aksident trafiku në Skënderaj

Një 17-vjeçar vdes në një aksident trafiku në Skënderaj

Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Klinë të Skënderajt.

Siç njofton policia përmes një komunikate, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skënderaj, raporton Insajderi.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë ’’, në aksident ishte e përfshirë  një veturë civile, si pasoj e aksidentit një person i moshës rreth 17 vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKU Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti që përfundoi me fatalitet dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë.

“Nga ekzaminimet  e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar  dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit  njërit viktimës e rastit, i cili  humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore te rrugës”, njofton policia. /Insajderi.com