Zyrtari i BE-së thotë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

Zyrtari i BE-së thotë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duket të jenë të pashmangshme, dhe këtë po e thonë edhe zyrtarë të BE’së. Tonino Picula kryetar i delegacionit të BE’së që ndodhet në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se me shumë gjasë së shpejti do të keni edhe zgjedhje parlamentare, raporton gazetametro.net.

Ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, duke folur për kushtet që i ka plotësuar, dhe duhet t’i plotësojë Kosova konformë rekomandimeve të BE’së ka thënë se, “ju me shumë gjasë këtë vit do të keni edhe zgjedhje parlamentare”.

“Në muajt që po vijnë vendi juaj do ti mbajë zgjedhjet lokale, dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë edhe ato parlamentare”, ka thënë Picula, duke shtuar se i ka edhe dy pyetje , se çka është bërë deti tash që Kosova të mbaje zgjedhje më tv mira në 2017? Dhe tjetra, ku është kosova në implemtimin e rekomandimeve të BE’së.

Megjithatë, pavarësisht gatishmërisë për zgjedhje të parakohshme nga shumica e partive parlamentare, duke përfshirë edhe partnerin e madh të koalicionit, PDK’në, kryeministri Isa Mustafa, po vazhdon të insistojë që mandatin e tij ta çoj deri në fund. /gazetametro.ne