Ministri i ri serb: “Vuçiqi është shpëtimi i Kosovës dhe Metohisë”

Ministri i ri serb: “Vuçiqi është shpëtimi i Kosovës dhe Metohisë”

Kur kryeministri serb Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale, kryetari paralel i Zveçanit i emëruar në këtë pozitë pikërisht nga Qeveria e udhëhequr prej Vuçiqit, ishte shfaqur jashtëzakonisht i lumtur me rezultatin e zgjedhjeve.

Ivan Todosijeviq që nga kryetari paralel i Zveçanit u bë ministër i Qeverisë së Kosovës me emërimin që të enjten i bëri kryeministri Isa Mustafa, kishte thënë se me fitoren e Vuçiq në zgjedhjet presidenciale ditë të mirë po vijnë për serbët në Kosovë.

Madje ai kishte thënë për mediat serbe se Vuçiqi është shpëtimi i Kosova dhe Metohisë nga Prishtina zyrtae.

“Fitorja e Vuçiq do të thotë shumë për serbët në Kosovë dhe Metohi, sepse Aleksandar Vuçiq është garantues i paqes dhe i mbijetëses së popullit serb në Kosovë”, kishte thënë Todosijeviq.

Ai madje ishte mburrur se Vuçiqi në Zveçan kishte fituar 72 për qind të votave.

“Kësisoj Vuçiqi është shpëtimi i Kosovës dhe Metohisë”, kishte thënë ai. /Insajderi.com

Me vendim të Beogradit, përmes “Luginës së diellit” në Qeverinë e Kosovës