IML: Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut

IML: Naser Makolli nuk vdiq dhunshëm por nga infarkti akut

Vdekja e Naser Makollit nuk ka qenë e dhunshme por ai ka vdekur nga infarkti akut, sipas raportit përfundimtar të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Këtë e ka konfirmuar Liridona Kozmaqi nga Zyra për Komunikim e Prokurorisë së Shtetit, për televizionin KohaVision.

Naser Makolli, që kishte ndarë qelinë për më shumë se 3 muaj me Astrit Dehari, vdiq në fillim të muajit prill.

“Sipas raportit përfundimtar të autopsisë, të dorëzuar në prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas analizimit të të gjitha analizave të kryera nga ky Institut, si përfundim është konstatuar se vdekja e të ndjerit është vdekje jo e dhunshme, e cila ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit për shkak të okluzionit të arteries koronare të majtë”, ka thënë Kozmaqi.

Hetimet për rastin që është hapur si vdekje e dyshimtë, janë duke vazhduar. /Insajderi.com