Haxha për Arbitrazhin: Është dashur ta paguanin 500 euro orën për të dëshmuar unë

Haxha për Arbitrazhin: Është dashur ta paguanin 500 euro orën për të dëshmuar unë

Nënshkruesi i kontratës mes PTK-së dhe Z-Mobile që tash po i kushton buxhetit me 30 milionë euro pas vendimit të arbitrazhit, Shyqyri Haxha, është lajmëruar duke thënë se këtë kontratë e ka gjetur gati kur ka marrë detyrën si drejtor i PTK-së.

E kur është pyetur se përse nuk ka shkuar ta mbrojë në Gjykatën e Arbitrazhit PTK-në ai është arsyetuar se nuk ia ka lejuar kontrata me universitetin anglez “University of Bedforshire”.

“Kontrata që e kam unë me atë universitet nuk ma lejon konsulencën me ndonjë kompani tjetër. Aty paguhem 500 euro orën andaj edhe nuk kam mundur të angazhohem shtesë sepse nuk lejohen konsulencat e jashtme”, ka thënë Haxha.

Kësisoj Haxha ka dalë të jetë jashtëzakonisht shumë i paguar. Për 8 orë ai del të merr 6 mijë euro për ditë dhe kësisoj afro 180 mijë euro në muaj.

Por Haxha ka përmendur edhe një arsye tjetër pse nuk e ka mbrojtur PTK-në në Arbitrazh.

“Kanë dashur të më fusin mua në dallaveret e tyre që me më qitë mua si person që kam qenë i përfshirë e në fakt nuk kam qenë”, ka thënë Haxha./Insajderi.com