Arreston dy persona nga Gjilani për kontrabandim me migrant

 

Policia e Kosovës pas një hetimi disa mujor ka arrestuar sot dy persona nga rajoni i Gjilanit nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘kontrabandim me migrant’,

Personat e arrestuar janë S.R i lindur me 1971 dhe S.A i lindir me 1974.

Të dy persona dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke iu mundësuar disa shtetasve nga Afgani të migrojnë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur territorin e Kosovës si rrugë tranzite për në shtetet perëndimore.

Sipas dyshimeve të policisë dy personat e dyshua kanë kontrabanduar mbi 100 persona për në shtet perëndimore.

Pas intervistimit të dy personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të lëndës./Insadjeri.com