Gruevski: Sela me deklaratat e tij ka nxitur tensionet në vend

Gruevski: Sela me deklaratat e tij ka nxitur tensionet në vend

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka deklaruar se Sela me retorikën e tij ka nxitur tensionet për dhunën e mbrëmshme.

Ai ka thënë se, nuk don të flas më shumë sepse njeriu gjendet akoma në spital.

“Më vjen keq dhe i kërkoj shërim të shpejtë. Por ai me deklaratat e tij i ka nxitur tensionet në vend”, u shpreh Gruevski në intervistë me televizionin maqedonas Tv Telma.

Sipas tij, VMRO-ja asnjëherë nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër shqiptarëve.

“Ne jemi me të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë në këtë territor të shtetit, mbrenda kufijve të këtij shteti”, u shpreh ai.

Gruevski gjithashtu deklaroi se plaftorma do ta ndajë dhe kantonizoj Maqedoninë.