Sot mbyllen dy gazeta në Maqedoni

Sot mbyllen dy gazeta në Maqedoni

Sot për herë të fundit do të dalin në shitje gazetat “Utrinski vesnik” dhe “Vest”, të cilat në treg janë që dy dekada. Këto mediume do të vazhdojnë të funksionojnë si portale, me disa të punësuar, ndërsa gazetarët tjerë do të mbesin pa punë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja për mbylljen e këtyre mediumeve është gjendja e keqe financiare e kompanisë “Media Print Maqedoni”.

Firma “Qendra grafike” e cila është nën pronësi të MPM është shtypëse e gazetave “Dnevnik”, “Utrinski vesnik”, “Vest”, “Makedonski sport”, “Tea moderna”, në Gjykatën Themelore Shkupi 2 ka filluar procedura parahetimore.

Gazetarët të cilët do të vazhdojnë të punojnë, do të jenë të paraqitur në firmën e re “MPM”. Nga gjithsej 230 të punësuar në gjithë mediumet dhe në administratë, në firmën e re do të mbesin 113 të punësuar.