Pacolli: Zaevi do të na dalë kapuç me mëngë

Pacolli: Zaevi do të na dalë kapuç me mëngë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë.

I pari i AKR-së e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se ‘edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim veten është art’.

Ai thotë se gjithmonë ka dyshuar në mendimet e Zaevit për Kosovën dhe se ky i fundit, sipas Pacollit, ‘do të na dalë kapuç me mëngë’.

“Arti definohet edhe si ‘një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njofim të vërtetën’. Deklarata e fundit e Zoran Zaevit që ‘Kosova është zemra e Serbisë’ mu duk, në këtë kontekst si Arti. Po me duket se Zaevi (unë gjithmonë kam dyshuar në të) do të na dalë Kapuç me mëngë”, ka shkruar Pacolli në facebook.