‘Fol mos u tut’, aksion protestues i gazetarëve

‘Fol mos u tut’, aksion protestues i gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile, sot zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Fol mos u tut” është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.