Xhaferi: Flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në Kuvend

Xhaferi: Flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se flamuri kombëtar do të jetë në zyrën e tij në suaza të ligjit.

“Në zyrën time siç e lejon normal ligjore do të jetë i pranishëm flamuri kombëtar. Në vendin oficial është i përcaktume me kushtetutë, që dy flamuj, për faktin se flamuri kombëtar rezulton edhe me flamurin shtetëror të Shqipërisë, dhe nuk mundën në të njëjtën kohë të jenë në një institucion shtetëror, pasi këto janë norma ndërkombëtare. Formën që e lejon norma ligjore në tavolinën time do të jetë edhe flamuri kombëtar”, ka thënë Xhaferi.

Gjatë ditës së djeshme disa deputet të VMRO-së e kanë penguar Xhaferin që të ketë qasje në kabinetin e tij.