Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion

Arrestohen katër persona për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë katër persona të cilët dyshohen për “marrje me prostitucion” dhe “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Poashtu, gjatë operacionit policor janë konfiskuar edhe 550 euro para të gatshme dhe dy telefona mobil.

“Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë  derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Personat e arrestuar janë: N.A, A.D, T.P, A.Th./Insajderi.com