Sulmon dhe kërcënon me mesazhe një femër në Gjakovë  

Sulmon dhe kërcënon me mesazhe një femër në Gjakovë  

Policia e Kosovës raporton se është arrestuar një person i dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte dërguar mesazhe kërcënuese viktimës femër me pistoletë.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Gjakovës gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com