PDK në Istog nuk e mbështet Gani Dreshajn për kryetar komune

PDK në Istog nuk e mbështet Gani Dreshajn për kryetar komune

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet lokale në këtë komunë, të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Kështu thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Istog.

“Rrjedhimisht, nuk e mbështet kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Gani Dreshaj, siç ka deklaruar mbrëmë ky i fundit në një intervistë në ‘RTV Dukagjini’”, thuhet në reagim.

Dega e PDK-së në Istog thotë se i ka të gjitha strukturat e veta drejtuese  më aktive të cilat janë duke i bërë përgatitjet për zgjedhje dhe se shumë shpejt do të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të Istogut dhe listën e kandidatëve për Asamble.

“Me punën dhe angazhimin e të gjitha strukturave dhe me mbështetjen e kryetarit z.Kadri Veseli, Dega e PDK-së në Istog padyshim që është alternativa më e mirë për qytetarët e Istogut në Zgjedhjet Lokale të 2017”, thuhet në reagim.