Një "Zonë Aktive" që nesër hapet në Gërmi nga një kompani që importon nga dega në Beograd e kompanisë që importon pijen "Coca-Cola" bie ndesh me aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje që i kanë zhvilluar këto vite.
Kur me 3 mars të vitit 2016, Serbia kishte ndaluar në kufi librat shqip të dedikuar për shkollat në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin dalë tek vija kufitare me Serbinë dhe kishin rrokullisur një kamion me produkte të Serbisë.
“Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre”, shkruante në videon në të cilën shihet kamioni teksa rrokullisej.
Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t'i pranojmë prodhime…
Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t'i pranojmë prodhimet e tyre.
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, 3 March 2016
Brenda atij kamioni gjendeshin me qindra litra të pijes së njohur Coca-Cola që importohet nga Serbia për konsum në Kosovë.
Por një vit pas, aktivistët e kësaj partie mund ta shijojnë një ngjarje e cila do të mbahet pikërisht nga kjo kompani e cila importon këtë pije në Kosovë, në parkun e qytetit “Gërmia” që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, i cili gjithashtu e ka pranuar se është konsumues i kësaj pijeje.
Të premten Coca-Cola do të hap në parkun e Gërmisë të ashtuquajturën “Zona Aktive e Coca-Cola” e cila sipas tyre është Zona më e Madhe e Fitnesit të Hapur në këtë park.
“Kjo Zonë Aktive është një fitnes i hapur që u ofron qytetarëve një ambient të përshtatshëm për stërvitje në natyrë, e ndërtuar me përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky projekt gjithashtu shënon vazhdimësinë e përkushtimit të kompanisë dhe kontributin e qëndrueshëm ndaj mirëqenies së komunitetit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Insajderi ka pyetur Komunën e Prishtinës, por zyrtari për media në këtë komunë Adonis Tahiri ka thënë të mos ketë informacione për këtë ngjarje.
E aktivizmi i Lëvizjes Vetëvendosje kundër këtij produkti daton edhe më herët sesa viti 2016.
Në shtator të vitit 2014 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin realizuar “një aksion simbolik” në billbordat e qytetit ku ishte reklamuar Uji “Rosa” i cili është produkt që vjen nga Serbia.
Ata shkruan në billborda “Produkt i Serbisë – bojkotoje”.
“Përpos që uji i prodhuar në Serbi “Rosa” ka vërshuar tregun e Kosovës, tash kemi parë që e ka mbuluar edhe qytetin me reklama. Ne jemi këtu për të bërë thirrje që të bojkotohet ky produkt sikur edhe produktet e tjera me barkodin 860”, kishin thënë aktivistët e Vetëvendosjes.
Por ky ujë importohet nga Serbia e cila gjithashtu importon në Kosovë edhe pijen Coca-Cola. Madje për këtë kishte reaguar edhe ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu.
Në profilin e tij në Facebook kishte pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është kundër Amerikës, pasi sipas tij pronare e ujit “Rosa” është “Coca Cola”, ikonë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Rosa është pronësi e Coca Cola-s … Coca Cola është ikonë e Amerikës. A është VV është kundër Amerikës?”, kishte shkruar ambasadori Braathu.
Pikërisht fakti se uji “Rosa” është pjesë e kompanisë që importon në Kosovë pijen “Coca-Cola” ishte dhënë si arsyetim edhe nga kinemaja me të cilën krenohet Shpend Ahmeti, “Cineplexx”, kur Insajderi kishte shkruar se në këtë kinema shitej vetëm ky ujë.
Kinemaja me të cilën krenohet Ahmeti shet vetëm ujin e prodhuar në Serbi
Kinemaja të cilën e ka përuruar Ahmeti pas këtij shkrimi ishte detyruar të fuste në shitje edhe një ujë vendor pasi shumë klientë të tyre ishin ankuar se përse shitej vetëm uji serb./Insajderi.com
Një muaj pas raportimit të Insajderit, Cineplex furnizohet me ujë vendorë