Ministri Hoti e komenton mocionin e opozitës

Ministri Hoti e komenton mocionin e opozitës

Ministri i Financave, Avdullah Hoti e ka kritikuar mocionin e opozitës të dërguar sot në Kuvend, ai madje tha se shumica e nënshkruesve janë shkaktar të problemeve të përmendur në mocion.

“I lexova me kujdes pikat e mocionit të nenshkruar nga opozita dhe disa deputetë të PDK-së. Me përjashtim të deputeteve të Vetëvendosjes, të gjithë të nënshkruarit e tjerë janë shkaktarë të problemeve të përmendur ne mocion”.

“Nuk e kuptoj se ku është etika e një veprimi të tillë politik. Si mund të kritikohet ligji i Trepçës?
Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do të mund të ndalin politikat antikorruptive të vendosura tanimë në mënyrë sistematike nga Qeveria Mustafa”, shkruan Hoti në Facebook.