Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi pas mbledhjes së jashtëzakonshme të partisë ka deklaruara se ky subjekt politik ende se nuk ka marrë ndonjë vendim për koalicionin apo zgjedhje, dhe se këtë do ta bëjnë ditëve në vazhdim.
Kuçi tha se fillimisht do të bisedojnë me partnerin e koalicionit e pastaj do të njoftojnë për vendimet e marra në koordinim me ta.
“PDK në ditët në vazhdim do të ju njoftoj për veprimet që do t`i marrim. Ne do ta diskutojmë fillimisht do të takohemi dhe diskutojmë me partnerin koalicionit mandej do të dalim me qëndrim”, tha Kuçi.