Beogradi kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Beogradi kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u takua sot me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin.

Me këtë rast, Gjuriq tha se Beogradi dëshiron zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, veçanërisht ato që lidhen me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Gjuriq dhe Tanin diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë dhe perspektivat e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.