Pajaziti fton deputet të përkrahin ‘vullnetin e qytetarëve’

Pajaziti fton deputet të përkrahin ‘vullnetin e qytetarëve’

Zenun Pajaziti, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se me dëshirën më të madhe do të flisja për diçka tjetër.

“Mirëpo sot jemi mbledhur për një mocion, por që nuk kisha pas dëshirë ka pas momente të tilla edhe më të rënda por shteti ynë po vazhdon të funksionoj është mirë që jemi shtet funksional edhe pse kemi zëra që dëshirojë të thonë se jemi një shtet i dështuar”, është shprehur Pajaziti, në foltoren e Kuvendit.

Ai ka thënë se “ky mocion nuk është për ti përsëritur sukseset e kësaj qeverie. Në fjalimin e kryeministrit që i përmendi sukseset në polici, sport, ekonomi është e vërtetë që  janë punë e mirë e të gjithë, grave dhe burrave”

Sipas Pajazaitit “ky mocion është për shkaka se ka ngecje në ekonomi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”.

Ai tha se “shumë të rinj kemi, që sot e shikojnë këtë seancë dhe presin ti bashkohen Bashkimit Evropian dhe krijimit të ushtrisë”

Gjithashtu Pajaziti ka thënë se “opozita ka përdori mjete të dhunës për ta përdoru demokracinë e brishtë të këtij vendi.

Pajaziti ka thënë se si PDK ata e përkrahin vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe ka ftuar që të përkrahet ky vullnet.

“Vullneti i partisë demokratike është në vullnet me kërkesën e qytetarëve i ftojë që ta bartin këtë vullnet që është vullnet i qytetarëve të Kosovës, e di që ka pas shumë qëndrime të ndryshme dhe kemi marr që për herë të parë ta marrim vullnetin e qytetarëve dhe ftojë që ta përkrahni këtë vullnet”. /Insajderi.com