Pajaziti-Qunit: Motivi për t`i qëruar hesapet me njëri tjetrin është turp

Pajaziti-Qunit: Motivi për t`i qëruar hesapet me njëri tjetrin është turp

Shefi grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti duke i replikuar deputetit të LDK-së Anton Quni tha se qëndrimin e PDK-së do ta shoh shumë shpejtë, ndërsa e këshilloi që për të “qëruar hesapet personalisht me dikë”, duhet ta bëjë diku tjetër e jo në Kuvend.

“U lodhë ky milet, këta njerëz me fjalime të tilla me të kalumen. Nëse nuk keni motiv për me ju ofru diçka qytetarëve po motive me qëru hesape me njëri tjetrin është turp. PDK është e vendosur ka qëndrimin e vet, këtë do ta shihni tash”, tha Pajaziti.