Mustafa: Jemi të hapur për koalicion parazgjedhor, përveç me PDK-në

Mustafa: Jemi të hapur për koalicion parazgjedhor, përveç me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja është e hapur për koalicion parazgjedhor me të gjitha partitë – përveç Partisë Demokratike të Kosovës.

“Për koalicione s’kemi vendosur ende, por jemi të hapur për koalicione parazgjedhore – do të diskutojmë me partitë dhe të shohim se çfarë do të vendoset, ndërkaq PDK-ja nuk është opsion”, pohoi Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Mustafa edhe njëherë ka përsëritur se veprimi i PDK-së, për të mos e respektuar marrëveshjen me LDK-në duke përkrahur mocionin e mosbesimit të opozitës për qeverinë, s’e ka dëmtuar aspak LDK-në, por vet Kosovën.

“PDK-ja veproi njëanshëm, por nuk është dëmtuar LDK-ja fare, është dëmtuar Kosova”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Zgjedhjet në Kosovë janë vendosur të mbahen me 11 qershor – ato do t’i kushtojnë Kosovës rreth pesë milionë euro.