Zëvendëskryeministri serb: Haradinaj mund ta shoh Nishin vetëm brenda burgut

Zëvendëskryeministri serb: Haradinaj mund ta shoh Nishin vetëm brenda burgut

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Haradinaj i cili dje tha se nëse ai bëhet kryeministër dhe Serbia nuk e largon Kosovën nga kushtetuta e saj si pjesë të Serbisë atëherë ai do të zgjeroj hartën e Kosovës deri në Nish, njofton Insajderi.

Reagimi i ashpër ka ardhur nga zëvendëskryeministri serb i cili ka thënë se Haradinaj, Nishin mund ta sheh vetëm brenda burgut.

“Nishin mund ta sheh vetëm burgun e saj nga brenda. Kjo është e gjitha që mund të sheh në Nish”, ka thënë Stefanoviq për Tanjug

Kosova vazhdon ende të mbetët si pjesë e Serbisë sipas kushtetutës së Serbisë. Ndërkaq kjo gjende e ka tensionuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn i cili dje tha se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj, ndryshe Haradinaj ka thënë se Kosova do fusë në hartën e saj një të tretën e tokës së Serbisë.

Ndryshe Haradinaj u ndalua për më shumë se 3 muaj në Francë me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, me pretendimin se Haradinaj ka kryer krime lufte.

Franca hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm dy herë nga gjykatat ndërkombëtare për pretendimet se ai kishte kryer krime lufte gjatë viteve 1999./Insajderi.com