Selmanaj mohon se i është bashkuar LDK-së

Selmanaj mohon se i është bashkuar LDK-së

Analisti Driton Selmanaj në një prononcim për Gazetën Blic ka hedhur poshtë lajmin se ai do të bëhet pjesë e LDK-së.

Nëpër portale po rrjedhin disa foto të Driton Selmanajt me deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ku shihen duke biseduar prandaj kishte raportime nëse Selmanaj do t’i bashkohej LDK-së.

Mirëpo, ai ka hedhur poshtë këtë lajm, duke thënë se me Armend Zemaj janë thjeshtë miq, dhe se në momentin që ai do të vendos t’i bashkohet LDK-së do ta bëjë të ditur për të gjithë.

“Unë Armendin e kam pasur koleg në Fakultet sa kemi qenë, Armendin e kam mik e kam shok gjithçka përfundon këtu. Në momentin kur vendosi më u bë pjesë e LDK-së, unë dalë në publik dhe e merrni vesh të gjithë”, tha ai.