Krasniqi: PDK-ja kësaj radhe nuk e lëshon postin e kryeministrit

Krasniqi: PDK-ja kësaj radhe nuk e lëshon postin e kryeministrit

Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lëshojë më postin e kryeministrit, siç bëri pas zgjedhjeve të fundit.

“E kemi bërë këtë një herë dhe nuk ka funksionuar si duhet. Këtë herë ne do të jemi insistues absolut për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Lidhur me deklarimet e anëtarëve të LDK-së, se më me PDK-në nuk do bashkohen, Krasniqi tha se kjo po i duket si “Deja vu”. Ai tha se nuk e përjashtoi mundësinë që prapë të bashkë qeverisin me ish-partnerin, pra LDK-në.

“Sepse të njëjtat qëndrime janë thënë edhe në zgjedhjet tjera. Kam qenë në disa debate me përfaqësues të tyre, kur iu kam thënë se ne nuk kemi vija të kuqe. Ju kemi thënë se preferojmë të jemi me juve ose me të tjerët që na kanë thënë asnjëherë me juve. Në politikë nganjëherë duhet të mbizotërojë më shumë arsyeja sesa pjesa emocionale”, ka thënë Krasniqi, në InfoBox të TV Dukagjinit.

Ai thotë se ka parti që mund ta refuzonin bashkëqeverisjen e ardhshme, por e përjashton mundësinë e një bllokade si në kohën e VLAN-it, atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja dhe Nisma për Kosovën ishin bërë së bashku duke i pa mundësuar krijimin e qeverisë PDK-së./Insajderi.com