www.traveladdicts.net” ka bërë një udhëtim n" />

Gjashtë vendet e paharruara në Shqipëri

Gjashtë vendet e paharruara në Shqipëri

Shqipëria është shndërruar në një destinacion jashtëzakonisht interesant për shumë turistë në mbarë. “www.traveladdicts.net” ka bërë një udhëtim në Shqipëri, duke u impresionuar me vendet që ka parë në Shqipëri. Si për shumicën e amerikanëve ata nuk kishin shumë ide për Shqipërinë, por më pas kanë mbetur të mahnitur.

Por, në Shqipëri kanë gjetur një përzierje të bukurisë natyrore, të historisë së lashtë, ushqim e mirë dhe njerëzit ndër më të këndshmit që mund t’i takosh kudo, shkruan Albinfo.ch.

Gjashtë vendet më të mira për t’i vizituar janë:

Ksamili

Ksamili është sikur një ëndërr. Uji i pastër, ushqim deti i freskët, mikpritje e jashtëzakonshme dhe me një çmim të arsyeshëm. Ky fshat i vogël detar është vetëm një orë nga Greqia dhe ishte zbulimi i amerikanëve në vizitën e tyre në Shqipëri.

Butrinti:

Ata nuk kishin ide se çfarë historie kishte Shqipëria derisa erdhën. Qyteti antik i Butrintit është i mbrojtur nga UNESCO dhe është dhjetë minuta më pak se Ksamili. Parku arkeologjik është një mundësi e mirë për vizitorët që të njohin këtë vend të lashtë, pasi rrënojat janë nga koha greke dhe romake.

Gjirokastra:

Gjithashtu është e mbrojtur nga UNESCO. Kudo që shikoni peizazhi është mahnitës. Nga kështjellat e shekullit e 13-të, e derisa te shtëpitë e mbuluara me çadra. Ndryshe njihet edhe si qyteti i gurit.

Tirana:

Tirana është në listën e detyrueshme të njerëzve që vendosin të vizitojnë Shqipërinë. Është një qytet i gjallë me bazën në periudhën post komuniste. Sheshi kryesor është Skënderbeu, derisa afër është Xhamia e Et’hem Beut e shekullit 18, Sahat Kulla, Muzeu Historik Kombëtar, Bunt’art e shumë vende tjera të veçanta për t’i vizituar.

Kruja:

Vetëm 45 minuta larg Tiranës është Kruja, një fshat mesjetar i vendosur në këmbët e malit Krujë. Përveç pozitës shumë të mirë dhe mahnitëse, është e njohur si foleja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe është i vërshuar nga numri i madh i vizitorëve.

Durrësi:

Njihet si qyteti i parë i Shqipërisë. Durrësit ka një histori të pastër, mbi 3000-vjeçare. Portin e saj detar e kanë shfrytëzuar, grekët, romakët, eksploruesit venecianë e shumë të tjerë.