Kusari-Lila tregon arsyen pse u bashkua me LDK-në

Kusari-Lila tregon arsyen pse u bashkua me LDK-në

Kryetarja e Alternativës, Mimioza Kusari-Lila, ka treguar arsyen pse bëri koalicion me LDK-në.

Ajo ka thënë se zgjidhja e problemeve të vendit ka qenë arsyeja kryesore e arritjes së koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kemi biseduar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për ne si Alternativë ka qenë idealja që të dyja të jenë në një front të përbashkët në mënyrë që të ofrohet një program reformator në Kosovë. Megjithatë, secila parti i ka arsyet e veta, por Alternativa është pajtuar për shumë pika programore me LDK-në”, ka deklaruar Kusari-Lila, në një intervistë për “Epokën e Re”.

Mimioza Kusari-Lila kishte shëtitur goxha shumë në politikë.

Ajo u bë e njohur, derisa në vitin 2003 u bë zëdhënëse e Qeverisë së Bajram Rexhepit. Por u tërhoq në vitin 2004.

Pauzoj disa vite nga politika deri në vitin 2009 kur biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli themeloi partinë Aleanca Kosova e Re, në të cilën ajo u bë nënkryetare.

Ky post i mundësoi asaj që bëhej edhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, në të cilën qëndroi deri në tetor të vitit 2013.

Në zgjedhjet komunale të vitit 2013 ajo u zgjodh kryetare e komunës së Gjakovës post të cilin e mban ende.

Kusari-Lila ka në plan që të kandidoj edhe për një mandat në krye të Gjakovës, por sipas të gjitha gjasave këtë do ta bëjë si kandidate e partisë së saj të re, “Alternativa”.

Përfundimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 11 qershor do të vendos nëse shëtitjet politike të Dedës dhe Kusari-Lilës do të përfundojnë me partinë e re apo do të vazhdojnë të ecin me LDK-në. /Insajderi.com