Pas një takimi që është mbajtur sot mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe preja tyre ë koalicionit LDK-AKR, është mbajtur edhe një takim.
Por edhe ky i dyti ka dështuar, mëson Insajderi.
Insajderi merr vesh nga burimet e saja, se në takimin e dytë kanë qenë Gazmend Muhaxheri dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Glauk Konjufca e Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Takimi ka dështuar pasi palët nuk kanë arritur të merren vesh mes vete për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët.
Megjithatë palët janë pajtuar për një gjë tjetër që nuk ka të bëjë me listat. Insajderi merr vesh se Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që edhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për listë të përbashkët, VV-ja të mos e sulmoj gjatë fushatës.
Më herët Lëvizja Vetëvendosje doli me një komunikatë për takimin e parë me koalicionin LDK-AKR. E lanë të hapur mundësinë e kandidimit me një listë të përbashkët me LDK-AKR.
“Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, thuhet në komunikatë.
Aty tregohej sesi koalicioni LDK-AKR i kanë ftuar në takime.
“Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim”, thuhet në komunikatë.
Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja Vetëvendosje sipas kësaj komunikate thuhet se është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme./Insajderi.com
VV nuk e përjashton koalicionin me LDK-AKR, por ka një kusht