Të akuzuarit për terrorizëm, kandidatë për deputet nga Vetëvendosja

Të akuzuarit për terrorizëm, kandidatë për deputet nga Vetëvendosja

Katër aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzohen për terrorizëm, do të jenë kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga kjo parti politike.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Frashër Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje Krasniqi i ka falënderuar të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për solidarizimin që kanë bërë me 5 aktivistët e këtij subjekti politik që nga koha kur janë nën arrest.

“I falënderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest. Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend”, ka shkruar Krasniqi.

Në mbrëmjen e pesë gushtit të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar nga larg me një predhë.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për sulme ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com