Kadri Kastrati tregon se a është në listën e PDK-së për deputet

Kadri Kastrati tregon se a është në listën e PDK-së për deputet

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati është në listën e kandidatëve të PDK’së për Kuvend të Kosovës.

Garimin e tij si deputet në listën zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-NISMA, vetë Kastrati i ka konfirmuar të shtunën për Gazetën Express.

 

“Po do të jem i kandiduar”, është përgjigjur shkurt ish-Komandanti i FSK’së, që PDK’së iu bashkua në shkurt të këtij viti.

Kastrati, me të aderuar në politikë, partia e Kadri Veseli e zgjodhi atë anëtar të kryesisë së partisë.

Jashtë listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, raportohet se PDK’ja e ka lenë ish-ushtarakun tjetër, Agim Ceku.

Ndryshe, në mesnatë ka përfunduar afati i KQZ’së për paritë politike dhe koalicionet që të paraqesin listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

12 orë pas mbylljes së këtij afati, koalicionet e mëdha PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR ende nuk i kanë publikuar listat e përfundimtare dhe radhitjen e kandidatëve.