Gjendet pa shenja jete një 12 vjeçare në Podujevë

Gjendet pa shenja jete një 12 vjeçare në Podujevë

Mbrëmë rreth orës 19:08 minuta në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, një vajzë 12 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në stacionin policor në Podujevë Antigona Çitaku e cila tha policia ka pranuar një informatë mbrëmë, rreth orës 19:08 minuta se në emergjencën në Podujevë është një vajzë 12 vjeçare që është pa shenja jete.

”Po dyshohet se rreth orës 19:08 minuta  policia e ka marrë informatën që në emergjencë është një vajzë 12 vjeçare që është pa shenja jete. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, megjithatë rastin është duke e trajtuar policia e Kosovë. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë”, tha Çitaku. /Llapi.info