Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar ndaj lajmit ku thuhet se ai ka thënë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se është nën ndikimin e drogës.
Përmes një postimi në facebook, ai ka shkruar se kjo është shpifje e gazetës beograse “Informer”.
“Gazeta e verdhe beograse Informer, të cilën ambasadori amerikan ne Beograd e quajti gazete plehre, ma m’vesh se kam thënë ne RTS, ne debat me Daciqin, se Edi Rama thithe kokaine. Edhe pse emisionin ne RTS e ka shikuar gjithë Serbia dhe e di se çfarë kam thënë saktësisht dhe askund nuk kam përmendë fjalën kokaine” ka shkruar Spahiu në llogarinë e tij në Facebook.
Në mediat serbe shkruante ku Nexhmendin Spahiu, gjatë një debati televiziv me ministrin e punëve të jashtme Ivica Daçiq, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nën ndikimin e drogës.
Postimi i plotë i Nexhmedin Spahiut
Gazeta e verdhe beograse Informer, te cilen ambasadori amerikan ne Beograd e quajti gazete plehre, ma mvesh se kam thene ne RTS, ne debat me Daciqin, se Edi Rama thithe kokaine. Edhe pse emisionin ne RTS e ka shikuar gjithe Serbia dhe e di se cfare kam thene saktesisht dhe askund nuk kam permende fjalen kokaine, ky shkrim duket se eshte dedikuar per portalin e spiunazhit serb ne gjuhen shqipe “Gazeta Metro”, e cila sa dite rradhazi shpife kunder meje, duke perhapur genjeshtra se jam anetaresuar ne kete apo ate parti. Genjeshtren e informerit pra e barte Gazeta Metro, e edhe portalet tjera ne gjuhen shqipe pastaj ate si delet ne kope. Per ta bere me te besueshme aty jepet edhe linku i debatit ne gjuhen serbe. Natyrisht ata qe e dine serbishten dhe e degjojne debatin e kuptojne shpifjen, dhe e shohin se une kam qene fitues i debatit perballe Daciqit, por manipulimi ketu ndodhe me shumicen e te rinjeve qe nuk e kuptojne serbishten.