Flet Ziadin Sela: Isha pjesë e proceseve të montuara politike kundër shqiptarëve

Flet Ziadin Sela: Isha pjesë e proceseve të montuara politike kundër shqiptarëve

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, ishte proces i montuar politik kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ziadin Sela është pjesë e proceseve të montuara politike që u kanë ndodhur shqiptarëve këtu në Maqedoni, dhe jo rastësisht e tash se ishte atentat politik ndaj interesave shqiptare këtu”, ka thënë ai gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se do të kërkojë që proceset tjera të montuara politike kundër shqiptarëve të zbardhën sa më parë, siç është rasti Monstra, vrasja e Harun Aliu, dhe procese tjera.

“Para se të kërkoj përgjegjësi politike për 27 prillin dhe përgjegjësi individuale në aspekt të së drejtës, do të kërkoj që sa më parë të zbardhet procesi i montuar politik i Monstrës, i vrasjes së Harun Aliut dhe shumë proceseve të montuara politike”, ka thënë Sela.

“27 prilli është gjëma e fundit që u ka ndodh shqiptarëve. Pra se të arrijmë te 27 prilli, unë do të kërkoj përgjegjësi politike për sopotët. Shqiptarët e Sopotit duhet liruar dhe ata që i futën në burg të hyjnë në vend të atyre dhe të marrin përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Për më tepër, Ziadin Sela, në datën e 27 prillit ishte rrahur brutalisht nga huliganët maqedonas. Për të kohë të gjatë Sela ka qëndruar në spital./Insajderi.com