Pacolli: “Një Fillim i Ri” është motoja që e kam përdorur para 10 viteve

Pacolli: “Një Fillim i Ri” është motoja që e kam përdorur para 10 viteve

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) kishte përdorur një moto për fushatën zgjedhore në vitin 2007, pothuajse të njëjtë me moton që po e përdor sot Partia Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka treguar sot presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se kishte shfaqur vizion dhe kreativitet një dekadë përpara kohës reale në Kosovë.

“Kreativiteti dhe vizioni im, së paku disa dekada para kohës reale në Kosovë. ‘Një fillim i Ri’ ishte motoja e AKR-së ekzakt para 10 viteve. Tani, miq të dashur është koha për të marrë përgjegjësinë që më #AKR ta bëjmë Kosovën madhështore!” ka shkruar Pacolli.

Motoja që PDK ka zgjedhur të përdoru për fushatën elektorale të zgjedhjeve nacionale është “Fillimi i Ri”. /Insajderi.com