Serbia zotohet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Serbia zotohet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskovic, ka paralajmëruar se nëse Kosova do të vendosë të aplikojë përsëri për anëtarësim në UNESCO, Serbia do të jetë e gatshme për një luftë tjetër diplomatikë që anëtarësimi i Kosovës të dështoj përsëri.

Tanaskoviq për gazetën ”Uniteti” ka thënë se ekzistojnë informacione se Kosova përsëri këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO. Ai tha se çelësi i suksesit për mos anëtarësimin e Kosovës do të ishte një fushuat e njëjtë sikurse në fund të vitit 2015, përcjell Insajderi.

Më tutje ai ka shpjeguar se duke pasur parasysh procedurat për anëtarësim Kosova ka mundësi të i fitoj dy të tretat e votave.

Tansaskovic, kur është pyetur se cilat do të jetë pasojat e serbëve nëse Kosova do të arrijë të pranohet në UNESCO, ai ka thënë se është e mundshme që të fshihen emri serb ose të eliminojnë praninë serbe.

“Serbët janë të gjithë serbë të rëndësishëm dhe pas pesë shekujve të autoriteteve otomane, myslimane, kjo duhet të numërojë të gjithë ata që mund të fshijnë emrin serb ose të eliminojnë praninë serbe në tokat historike serbe”, tha Tanaskoviq./Insajderi.com