Serbia fillon fushatën kundër Kosovës

Serbia fillon fushatën kundër Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur sot një delegacion të lartë nga Nigeria.

Në këtë takim Daçiq ka falënderuar Nigerinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shpresuar se Nigeria se do të vazhdojë të mbështes qëndrimet e Serbisë mbi Kosovën.

Në veçanti Serbia ka kërkuar nga Nigeria të përkrah refuzimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare kryesisht në UNESCO.

Daçiq më tutje në këtë takim ka kërkuar përkrahjen e Nigerisë në anëtarësimin e Serbisë në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, ndërkaq ka theksuar se Serbia është e angazhuar në një politike neutrale ushtarake dhe nuk ka aspirata për t’u bërë anëtare e NATO-s apo ndonjë organizate tjetër ushtarake.